Mbrëmë në Ranë është hapur Panairi i 15 i librit, në të cilin janë ekspozuar rreth 3500 tituj.
Këtë manifestim e hapi kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i cili tha se ky event është bërë ngjarje kulturore regjionale.
Të tillë e bënë edhe mysafirët e lartë të cilët folën në hapjen solemne: kryetarët e Kuvendeve të Malit të Zi dhe Kosovës Ranko Krivokapiq dhe Ilir Meta, si dhe ministrat e kulturës të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës Pavle Goranoviq, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kujtim Shala.
Krivokapiq tha se Ulqini me këtë manifestim ka vërtetuar jetën në libër, ndërsa Meta tha se fuqia të cilën e sjell libri është dija, bashkëpunimi, kultura dhe toleranca.
Panairin e 15 të librit e organizon komuna e Ulqinit dhe Instituti për promovim të librit nga Tirana.