Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq dhe kryetari i komunës Omer Bajraktari hapën sot pikën kufitare në det në një ceremoni të vogël në Molen e Madhe të rikonstruktuar.
Siç theksuan ato, ky kalim fillimisht do të jetë i përkohshëm, pra do të jetë i hapur gjatë sezonit, ndërsa më pas do të jetë i përhershëm.
“Kjo është një ditë e madhe për Ulqinin, qytetarët dhe turistët. Ulqini po e kthen traditën detare”, tha Bajraktari.