Nga Ndërmarrja publike për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave njoftohet që këto ditë është hapur sezoni i gjuetisë në tërë territorin e komunës së Ulqinit.
Nga kjo ndërmarrje kanë apeluar tek të gjithë që dëshirojnë pa pengesa të gjuajnë të marrin lejet e nevojshme.
Thuhet që me asistencën e policisë do të kryhet kontrolli i dokumenteve i atyre që gjuajnë.
Përndryshe, për të gjithë gjuetarët në territorin e komunës, të moshës mbi 70 vjeç, gjuetia është falas.








