“Hapi i gjelbër” dhe UBA: TË FESTOHET 25 VJETORI I SHTETIT EKOLOGJIK NË ADË

UBA, Hapi gjelber, Zeleni korakOrganizatat joqeveritare nga Ulqini “Hapi i gjelbër” dhe “Ulqin biznes asociacioni” (UBA) i dërguan propozimin kryetarit të Kuvendit malazez Darko Pajoviq që mbledhja solemne me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik të mbahet në Adë.

Parlamenti këtë vendim e solli me 20 shtator të vitit 1991 në Zhabjak me miratimin e Deklaratës.

Me mbajtjen e mbledhjes solemne në, siç thuhet, Adën magjike do të ishte mundësi e mirë që të promovohen potencialet e Ulqinit: Liqeni i Shasit, Ada e Bunës, Plazhi i madh, Kriporja, Port Milena, si dhe të ftohen investitorët relevant të investojnë kapitalin e vet në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…