Hapi i Gjelbër: OFRUAN MASAT PËR SHPËTIMIN E PORT MILENËS

Port Milana, KalimeraNga organizata ekologjike Hapi i Gjelbër i dërguan letër Qeverisë së Malit të Zi, Komunës së Ulqinit dhe Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare në të cilën propozojnë që sa më parë të organizohet takimi lidhur me gjendjen në të cilën gjendet kanali i Port Milenës.

Në letër, siç transmeton “Dan”, thuhet se në takim do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve kompetente të Qeverisë së Malit të Zi, ministrive të ndryshme, agjencive, drejtorive, CANU, profesorët universitar, përfaqësuesit e Institutit për Biologjinë e Detit nga Kotorri, Të Mirat Detare, përfaqësuesit e fondacionit “Petroviq Njegosh”, pushteti ekzekutiv nga Ulqini, Bashkësia lokale Shtoj, punëtorët turistik nga Ulqini, sektori civil, peshkatarët.

“Pas vizitës së Port Milenës nga të dy anët dhe me analizën e gjendjes në vend ngjarje duhet ndërmarr masat e caktuara, gjegjësisht të hartohet detyra projektuese, eventualisht projekti, si dhe të thirret konferenca e donatorëve, të formohet skuadra e ngushtë punuese – operative për masat e caktuara, gjegjësisht grupet punuese”, theksohet në letër dhe shtohet se të gjithë institucionet në Ulqin pajtohen në një e ajo është që gjendja në Port Milenë është larg asaj thënies së njohur “bukuri e egër”.

Në këtë OJQ mendojnë se Port Milena trajtohet tani si problem komunal që edhe është, por pohojnë se ajo është edhe vlerë e identitetit tonë, historike, kulturore, gjeografike, pejsazhore, turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do