Hapi i gjelbër: TË FORMOHET FONDI AGRO-EKOLOGJIK

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjOrganizatat joqeveritare “Hapi i gjelbër” dhe Ulqin biznes asociacioni (UBA) i propozuan kryetarit të komunës Fatmir Gjeka që deri në fund të vitit të themelojë Fondin Agro-ekologjik në komunë të Ulqinit.

Ky fond, siç thuhet, do të ishte institucion i veçantë, gjegjësisht person i pavarur juridik, themelues i së cilit do të ishin komuna e Ulqinit, Qeveria e Malit të Zi dhe NP Të mirat detare, ndërsa menaxhmenti do të ishte tërësisht profesional, i përbërë nga personat me referenca të dëshmuara dhe pjesërisht me qasje vullnetare në punë. “Sipas projeksioneve tona gjatë vitit në këtë fond do të grumbulloheshin deri në dy milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti një milion euro”, thanë nënshkruesit e letrës Xhelal Hoxhiq dhe Elvir Zeçeviq.

Organizatat e përmendura kanë shprehur gatishmërinë që menjëherë të kyçen në procesin e përpilimit të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin dhe themelimin e institucionit të përmendur së bashku me, siç shtohet, pjesëmarrjen të strukturave tjera të cilat me sugjerimet dhe mendimet e veta do të kontribuonin në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj ideje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi