Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së ekologëve “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka deklaruar që janë të gatshëm të organizojnë rojën në mënyrë që të parandalojnë qëllimin e betonimit të Parkut të qytetit në Plazhin e vogël.
“Ato që kanë paramenduar këtë akt johuman dhe frikacak, nëse kanë sado pak njerëzi, le të dalin në mënyrë që të shohin i gjithë opinioni”, tha ai në deklaratën e dhënë për Portalin Ul-info.
Sipas fjalëve të tija, këto janë ato që fytyrën e kanë humbur prej kohësh, ndërsa njerëzimi i ka mbetur në kuletë. “Ato sikur të kishin mundësi prej kohësh do ta betononin të gjithë Ulqinit, do të bënin këtu një mega strehë atomike vetëm që ato ta kenë më mirë”, theksoi Hoxhiq.
“Por, i paralajmëroj që ekziston një e vërtet e cila thotë që derisa prindërit qeshen, fëmijëve të tyre i mpihen dhëmbët. Mjerë fëmijët e atyre që mendojnë kësi lloj gjërash të neveritshme kundër hapësirës, traditës dhe të ardhmes së Ulqinit”, përfundoi drejtuesi i “Hapit të gjelbër”.
Menu
Menu