Hapi i gjelbër: TË ORGANIZOHET FORUMI EKOLOGJIK NË ULQIN

port-milena-od-simbola-problema-slika-1237761Deri në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm në Ulqin duhet të mbahet konferenca për problemet ekologjike të kësaj komune në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë vendimmarrësit, institucionet kompetente dhe sektori civil, kanë deklaruar nga OJQ „Hapi i gjelbër“.

Në këtë shoqatë ekologjike mendojnë që në forum duhet të miratohen përfundimet dhe propozimet të cilët do të ishin “të zbatueshëm, efikas, transparent dhe të implementohen në legjislativen e ardhshme”,

“Koha e mbajtjes e këtij tubimi ka kaluar dje, por në pajtim me fjalën popullore ‘më mirë vonë se kurrë’, do të ishte e dëshirueshme që ky tubim të organizohet në dy deri në tre muajt e ardhshme”, thanë në “Hapin e gjelbër” dhe theksojnë që pjesëmarrësit e forumit duhet të vizitojnë liqenin e Shasit, Adën, lumin Buna, Kriporen, Port Milenen dhe Valdanosin. “Në këtë mënyrë do të njoftohen drejtpërdrejtë me gjendjen në këto lokalitete nga të cilët pjesa më e madhe është ekspozuar shkatërrimit”, pohojnë në këtë OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…