Drejtori ekzekutiv i organizatës ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq ka deklaruar se nga fundi i këtij muaji do të mbahet tryeza e rrumbullakët “Port Milena: dje, sot dhe nesër”.
Ai për Portalin Ul-info tha se në këtë tubim do të ftohen përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, bashkësive lokale dhe shoqatave ekologjike, si dhe të ambasadave të shteteve të huaja.
“Mbas kësaj do të organizohet konferenca e donatorëve për këtë margaritar të rrezikuar të natyrës”, shtoi Hoxhiq.
Përkrahjen përpjekjeve të “Hapit të gjelbër” në këtë drejtim e dhanë Komuna e Ulqinit dhe Fondacioni “Petroviq-Njegosh”.