Harasani: DISA MASA JANË NË KUNDËRSHTIM ME MENDJEN E SHËNDOSH

Ilir HarasaniKëshilltari i URA-së në Parlamentin e Ulqinit Mr. Ilir Harasani deklaroi se disa masa të Skuadrës së Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim më shumë i ngjajnë talljes me qytetarët, si dhe janë në kundërshtim me mendjen e shëndosh.

„Këtu, para së gjithash, e kam fjalën për lëvizjen e lejuar në hapësirat e mbyllura dhe në rrugë, e nga ana tjetër lëvizjen e ndaluar në disa lokacione, siç është, për shembull, Plazhi i Madh“, tha ai „Dan“.

Shtoi se ishte dëshmitarë që të paktën 200 njerëz shëtitën gjatë mbrëmjes nëpër „Bulevardin Teuta“, ku trotuari ka gjerësi rreth një metër, pikërisht për arsye se i ndalohet lëvizja në vendet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…