Harasani: DO T’I REALIZOJMË PREMTIMËT TË DHËNA QYTETARËVE TË ULQINIT

 

Ilir HarasaniNë një intervistë për “Syri.net” flet Ilir Harasani, nënkryetar i partisë URA në Ulqin për sfidat  e koaliconit të ri në Malin ne Zi.

“Kjo mund të jetë një periudhë e artë sa i përket faktorit shqiptar në Malin e Zi edhe pse subjektet nacionale shqiptare kanë qenë pjesë e qeverisë edhe në të kaluarën”, tha Ilir Harasani.

Ai tregoi se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe konstatimeve finale nuk pati ndonjë ndryshim të procesit zgjedhor.

Menjëherë pas cerfikimit të rezultateve kanë nisur negociatat e subjekteve fituese për formimin e qeverisë dhe parlamentit të ri në Malin e Zi nga Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq e cila ishte shumica parlamentare prej 41 deputetëve, por pritet që kësaj qeverie t’i bashkohen edhe subjektet tjera.

Të mërkurën është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe pritet edhe zgjedhja e kabinetit qeveritar, ku për mandatar për kryeministër do jetë Zdravko Krivokapiq.

Sipas tij sistemi zgjedhor e politik në Malin e Zi është pak a shumë i komplikuar dhe jo u njohur sa duhet në rajon.

“Ne shqiptarët në Malin e Zi e përbëjnë 4.9 për qind dhe jo si në Maqedoni ku shqiptarë janë 30 për qind. Pritjet janë shumë të mëdha që të jemi edh epjesë e qeveirsë. Ne jemi në numër të pakët dh ekjo ishte befasia më e madhe që Dritanit ti bie kjo barrë pozitive dhe që mund të jetë bartës i qeverisë me 4.9 për qind të popullatës”, tha Harasani.

Sipas tij kjo befasi është pritur mirë, por jo edhe aq sa duhej, sepse ka pasur dezinformata se Ura do të jetë pjesë e qeverisë ku do marrin pjesë edhe partia prosërbe dhe me kalimin e kohës disa gjëra janë shëruar dhe gjërat janë stabilizuar.

“Presim të marrim përkrahje edhe nga qytetarët e tjerë shqiptarë ku edhe gjatë takimeve me përfaqësuesit e këtyre subjekteve shqiptare kemi marr përkrahje”, tha Harasani.

Sipas tij sfidat janë tjet të mëdha, kur kihet parasysh se pushteti nuk është ndërruar për tridhjetë vjet dhe ku ka qeverisë nga një subjekt dhe një person. Rrënjët e asaj qeverije janë tjejet të mëdha dhe nuk do mend se këto rrënjë do të shkulen për një kohë të shkurtër.

“Janë disa hapa  që ne do i ndërmarrim dhe disa gjëra që janë thelbësore do të ndryshojnë si LIgji për Prejardhjen e Pasurisë do të miratohet dhe Ligji për Hapjen e Dosjeve kur dihet se disa persona kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar dhe në mafia”, tha Harasani.

Sfidat tjera që janë të shumta si reforma në drjetësi, arsim e tjera fusha, por duhet më shumë kohë për të ecur më mirë.

“Ne kemi këmbëngulur që të na takojnë ministritë që lidhen me sigurinë e drejtësinë, mbrojtjen ku përfshihen, ushtria, policia, inteligjencia e tjerë sektorë”, tha ai.

Zyrtari i lartë i URA-së tregon për “Syri.net” se për Komunën e Ulqinit, do të kërkojnë e realizojnë që të kthehet prona e Valdanosit, të kthehen në menaxhim të komunës të mirat detare dhe kthimi i pronës së  Kripores së Ulqinit.

Po ashtu do të këmbëngulin e realizojnë edhe shkëputjen e kontratave fiktive të investitorëve të hoteleve në Komunën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet