Këshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Ilir Harasani deklaroi se mosmarrëveshjet dhe problemet në koalicionin qeverisës në Ulqin nuk janë surprizë.
“Atë ditë kur është bërë e ditur se cilët parti do të jenë pjesë e pushtetit, deklarova se ai nuk do të zgjasë shumë. Çdo ditë do të ketë gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje dhe pakënaqësi duke pas parasysh ndarjen e tortës nga njëra anë, ashtu edhe faktin se koalicioni është bërë në mënyrë artificiale me urdhër nga Podgorica nga ana tjetër. Tani të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë gjë, e asokohe dëshiruan të kënaqin anëtarët dhe partnerët e vet, të kryejnë interesat partiake dhe personale”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, anëtaret e koalicionit qeverisës më së paku i ka interesuar interesi i qytetarëve dhe i Komunës.
“Gjersa të zgjasë “moti i ftohtë”, ato do të jenë bashkë, si macja me miun”, vlerësoi Harasani.