Harasani: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ MAHNITI TË PRANISHMIT NË KOMBET E BASHKUARA DHE NA BËRI KRENAR

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi, mr Ilir Harasani, i cili është pjesë e delegacionit shtetëror që ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se ndjen kënaqësi të madhe që Kryeministri Dritan Abazoviq të premten iu drejtua kryetarëve dhe kryeministrave të shteteve botërore.

Krenari e madhe që për herë të parë që kur nuk mbahet mend, një udhëheqës i Malit të Zi edhe një ulqinak i drejtohet botës në një fjalim pa letër për 20 minuta rresht.

Dritani i tregoi udhëheqësve të mbarë gllobit se Mali i Zi, ka diçka unike për t’ja treguar botës: ka bukurinë e maleve, lumenjve të pastër, dashurinë për natyrën, frymën e pajtimit. Plot pasion, duke shikuar vetëm sallën me  audiencën botërore, Dritani ligjëroi pa asnjë nderprerje në anglisht duke impresionuar pjesëmarrësit me fjalimin e ndjerë! Një ngjarje e papërsëritshme, e paharruar në vitrinën më të madhe politike dhe mediatike të botës!”, shtoi Harasani.

2 Responses

  1. Silver, respekt per ty edhe punen e jote cka ke ba per Ulqin, me bejtet edhe sjelljet e jote. Nuk pa du me hy n debata t’pafun, par ky si e permene, isht lerg Ajnshtajnit, lerg politikes edhe shum lerg Ulqinit. Ky isht vec manipullator, ky na ka ul vleren neve si Ulqinak, qytetart e MZ na respektojn edhe ma pak se ka qen rasti para se isht paraqit ky. Na si ja dim origjinen, nuk cuditena shum. E kena pas njifar uzdaje se ka me qen dicka par na doli kurgja. E ka ba MZ lamsh, her knej e her anej, ky i ban tana vec me majt fotelen. Un personalisht ja kam uru me gjith zemer kur isht ba zavends-kryeminister, masanej edhe kryeminister. Sat i kishe than marre t qoft. Ket cka ka shkru Iliri, ket e shkrun edhe Vullini per Vuciqin, nuk da me than se isht dicka me ra n trans. Un kishe qen shum ma krenar me qen nji njeri si Silver Korda kryeminister Shyptar i MZ ose denji pozit tjeter ku kishe mujt me i nimu MZ par edhe neve me na qit me faqe t bardh. Nuk jena na tan DA, ka edhe t mir ner ne, ka edhe Ulqinak si e majn fjalen edhe i rrijn mrapa punes t’vet. Zoti t’coft shnet, je zatni komplet. Von t kam njoftu par pershtypja ka qen dicka speciale. Ishalla takohena shpejt prep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…