Harasani në Tiranë: U dakorduam për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi Bunë

Kumtesë për opinion të zëvendës sekretarit të përgjithshëm në Qeverinë e Malit të Zi mr Ilir Harasani.

 

Sot, në Tiranë u zhvillua takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndertimin e urës mbi lumin Buna.

Si koordinator i grupit punues nga Mali i Zi, së bashku me homologen time nga Qeveria e Shqipërisë-koordinatore për palën shqiptare Elira Kokona si dhe kolegët e të dy palëve nga ministritë dhe drejtoritë kopetente, sot u dakorduam për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna.

Projekti në fjalë do kushtojë rreth 20 milion euro (projekt i përgaditur nga pala shqiptare), Ura do jerë e gjatë rreth 600m, 17m e gjërë dhe rreth 12m e lartë, do ketë dy korsi, trotoar 1.5m nga dy anët, korsi biçikletash 1.75m nga dy anët, plus nga një korsi 1.5m nga dyja anët për raste emergjente.

Po ashtu sot u fol dhe për lundrimin në lumin Buna, ku pritet intervenimi i palës shqiptare për eliminimin e barrierës që ndodhet tek ura në Bunë në hyrje të Shkodrës, e që pritet te zgjidhet mbrenda muajit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi