Harasani: RASTI “K1” DUHET TË JETË MË TËRHEQËS PËR PROKURORINË PUBLIKE

Agonia e Komunës së Ulqinit dhe e të gjithë qytetarëve të saj në rastin e njohur si “K1” (“Kosova 1”) vazhdon që nga viti 1984. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, në këtë rast, përfundimisht duhet të kyçet dhe Prokurori Special i Shtetit, ka shumë arsye, ne do i parashtrojmë disa.

“SIZ”-i për pushim dhe rekreacion të punëtorëve të Kosovës, me seli në Prishtinë, përkatësisht kompania e tyre “Rekreaturs” që prej 03.04.1984. kanë ngritur padi në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Podgoricë kundër Komunës së Ulqinit, si dhe kundër “SIZ”-it për strehim, urbanizem dhe planifikim hapësinor të Komunës së Ulqinit, për dëmshpërblimin e shaktuar me demontimin e objekteve në vendin e ashtuquajtur “K1” në Shtoj, – Plazhi i madh, në vlerën prej 2,561,642,548.00 dinarëve të atëhershëm. Çështja është udhëhequr me numer P. nr. 503/84.

Në procesin gjyqësor, paditësi u referua në Vendimin e departamentit të ekonomisë, urbanizmit, strehimit dhe çështjeve komunale të Kuvendit Komunal të Ulqinit nr. 267/1 të datës 17.10.1979, duke theksuar si bazë dëmshpërblimin. Poashtu është referuar dhe në kontratën për transferimin e të drejtave, kontratë e lidhur me “SIZ”-in e Kosovës, për ndërtimin e 573 objekteve të lartëcekura për banim.Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_

Kontrata për ndërtimin e objekteve “K1” ishte lidhur nga „SIZ“-i i atëhershëm i Komunës së Ulqinit me „SIZ“-in për pushim dhe rekreacion të punëtorëve të Kosovës me qëllim të vendosjes së objekteve të luajtshme për pushim dhe rekreacion. Theksojmë se toka në fjalë nuk ishte deklaruar tokë ndërtimore nga Komuna e Ulqinit, dhe se „SIZ“-i i atëhershëm për strehim, çështje komunale, urbanizëm dhe planifikim hapësinor i Komunës së Ulqinit nuk kishte të drejtë të dispononte me atë tokë. Lidhur me të lartcekuren, Gjykata Supreme e Malit të Zi e shpalli të pavlefshme kontratën në mes dy „SIZ“-eve. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, organet e inspektimit shtetëror i urdhëruan „SIZ“-it të Kosoves ndërprerjen e punëve dhe çmontimin e objekteve.

Në lidhje me të thënë sipër, avokati i njohur nga Podgorica Branislav Lutovac deklaroi se problemi është në kompetencën e shtetit, e jo të Komunës. “Nëse shteti ka lëshuar urdhër për të shkatërruar objektet në Plazh të madh tre dekada më parë, atëherë Knezheviqi – ‘Atlas Group’ (blerësi i ‘Rekreaturs-it’) duhet të kërkojë paratë e përmendura nga shteti.” Në këtë rast, komuna nuk është përgjegjëse për prishjen, prandaj nuk duhet të mbajë përgjegjësi, “theksoi ai.

Në bazë të Ligjit të atëhershëm në fuqi për Përdorimin e tokës bujqësore (“Gazeta Zyrtare e RSFJ”, Nr. 16/77), ishte paraparë që nëse toka bujqësore përdoret për qëllime jo-bujqësore (si në këtë rast) pas kalimit të afatit duhet të kthehet për të njëjtin qëllim. Gjithashtu, në përputhje me Ligjin e atëhershëm të vlefshëm për mardhënijet e detyrimeve (“Gazeta Zyrtare e RSFJ”, Nr. 28/78), është paraparë që nëse kontratat lidhen në kundërshtim me rregulloret e rendit publik, palët nuk kanë të drejtë kompensimi ose dëmshpërblimi (Objekti i kontestit aktual), dhe se objekti kontraktues bëhet publik.

Kur kemi parasysh faktin që:

  • kontrata në fjalë u shpall e pavlefshme-nule
  • kompania “Rekreaturs” kishte një leje të përkohshme të lëshuar pa kushtet urbanistike dhe teknike të planit ekzistues,
  • inspektori republikanë i ndërtimit lëshoi vendimin që urdhëron pezullimin e punimeve dhe çmontimin e objekteve të „SIZ“-it të Kosovës,

jemi të mendimit se kompania “Rekreaturs”, e cila ishte regjistruar në Malin e Zi pas vitit 1999, nuk kishte ndonjë të drejtë pronsoro-juridike për dëmshpërblim nga Komuna e Ulqinit.

Gjithashtu, vlen të përmenden aspekte të tjera që bien ndesh me vendimin e gjykatave të ulëta, dhe ky është kryesisht fakti që kompania “Rekreaturs” ishte e organizuar si një organizatë sindikale, kështu që është diskutabile nëse mund të kthehet në një kompani private dhe krijojë fitimprurje.

Për më tepër, nuk mund të fitohej e drejta e pronësisë mbi objektet, por vetëm e drejta e shfrytëzimit dhe disponimit, e cila e drejtë rrjedh nga Ligji mbi Punën e bashkuar i vitit 1976 (atëherë ligji i vlefshëm dhe lex specialis që i parashifte veprimtaritë e sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve).

Sipas Kushtetutës së RSFJ-së nga viti 1974 dhe Ligjit mbi punën e bashkuar nga viti 1976, Komuna përcaktohet si një entitet juridik shoqëror dhe bashkësi socio-politike, dhe, sipas dokumentit ligjor të përmendur, vetëm Kuvendi komunal ka mund të aprovojë mundësinë e ndërtimit të objekteve në fjalë, gjë që Kuvendi komunal, në këtë rast nuk e bëri.

Mjetet e punës së bashkuar, produktet e punës së bashkuar dhe të ardhurat e fituara nga puna e bashkuar, mjetet për të përmbushur nevojat e përbashkëta dhe të përgjithshme shoqërore, ishin pronë shoqërore sipas nenit 12 të Kushtetutës së RSFJ-së. Askush nuk ka mundur të fitojë të drejtën e pronësisë mbi pasuritë shoqërore (e lëre më të drejtën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme dhe ta tjetërsojë atë duke ia dorëzuar një pale të tretë, siç u bë në rastin e “K1“), organizata të tjera të punës së asociuar ose baza materiale për ushtrimin e funksioneve të komuniteteve me interes vetëqeverisës dhe organizata apo bashkësi të tjera vetëqeverisëse dhe bashkësi socio-politike. Neni 13, paragrafi 2 i Kushtetutës së RSFJ-së parashikonte që të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë në lidhje me asgjësimin, përdorimin dhe menaxhimin e fondeve shoqërore rregullohen me kushtetutë dhe ligj, në përputhje me natyrën dhe qëllimin e fondeve.

Pra, në kohën e vlefshmërisë së kushtetutës (1974-1990) dhe Ligjit mbi punën e bashkuar, të gjitha fondet e administruara nga organizatat e punës së bashkuar ishin në pronësi shoqërore.

Prokurori special duhet të zbardhë faktin se si disa njerëz – refugjatë nga Kosova në vitin 1999. arritën të riregjistrojnë kompaninë „Rekreaturs“ me qendër në Prishtinë dhe të bëhen pronarë të pronave jashtëzakonisht të vlefshme në bregdetin e Malit të Zi, e cila më parë ishte në në pronësi të Shoqatës së Punëtorëve të Kosovës, ku përveç mosmarrëveshjes “K1”, ekzistonte edhe vendbanimi turistik “Kamenovo”, afër Budvës. Kjo kompani u ble në bursë në vitin 2002. nga firma “Atlas Group” e biznesmenit Dushko Knezeviq për vetëm 60,000 euro.Kamenovo

Agjencia Kosovare e Privatizimit njoftoi se bëhej fjalë për përvetësim dhe mallverzim, këtë ja bënë me dije dhe gjykatës. E rëndësishme të theksohet se Administrata e UNMIK-ut në Kosovë në fund të vitit 2001. e konfirmoi vendimin e Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë, se nuk kishte asnjë ndryshim në statusin ose selinë e Rekreaturs-it. Kurse kontesti u bë dhe më konfuz kur nga i gjithë procesi gjyqësor në Mal të Zi u „zhduk“ përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili ishte në cilësin e ndërhyresit në kontest.

Prokurori special gjithashtu do të duhet të shqyrtojë se si Gjykata e Lartë ushtroi funksionin e saj të kontrollit në këtë çështje. Theksojmë gjykatat malazeze kanë dhënë në total pesë aktvendime në çështjen “K1”.

Për një prokuror të ndërgjegjshëm, fakti që objekti i kontestit ndryshonte nga 1 milion deri në 10.5 milion euro dhe përfundimisht u ndal në 6.4 milion (vendimi i Gjykatës së Lartë ishte 4,052,513.85 euro, me kamatë shoqërues dhe kostot e procedurave rreth 6.4 milion) do të duhej të ishin fakte më se të mjaftueshme për të filluar një hetim serioz.

Gjykata Kushtetuese, ku ndodhet aktualisht çështja, duhet të përcaktojë nëse vendimi në këtë rast është marrë nga gjykata kompetente sepse, në përputhje me Ligjin për Gjykatat, (neni 18, Gazeta Zyrtare e Malit të Zi, Nr. 11/2015 dhe 76/2020), gjykata ekonomike është kompetente për mosmarrëveshje midis një subjekti ekonomik dhe një subjekti tjetër ekonomik ose subjekti juridik, nëse ajo mosmarrëveshje ka lindur nga marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe juridike. Meqenëse objekt i mosmarrëveshjes “K1” është kompensimi i dëmit për shkak të punës së paligjshme të organeve komunale, kjo do të thotë se kjo mosmarrëveshje buron nga shkelja jo-kontraktuale, e jo nga shkelja kontraktuale e marrëdhënieve ekonomiko-juridike, sepse puna e paligjshme është delikt i cili shkaktohet me dëm jashtëkontraktues, dhe kontesti duhet të zgjidhet brenda juridiksionit të Gjykatës themelore, jo të Gjykatës ekonomike. Kjo për shkak se nuk ka asnjë shembull në praktikën tonë gjyqësore që Gjykata ekonomike gjykoi mosmarrëveshjet për dëmet jashtëkontraktore, por rregullisht në kësi lloj kontesti e deklaron veten jokompetente dhe e referon çështjen në gjykatën themelore kompetente, siç edhe mund të dëshmohet nga vendime e shumta gjyqësore, duke përfshirë dhe vendimet e gjyqtares me shërbim të gjatë në këtë çështje, Milica Popovic.Privredni sud, Gjykata ekonomike

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese duhet të rishikojë faktin pse në këtë kontest po gjykohet plot 35 vite, e që është goditje e rendit juridik të shtetit, pikërisht të Ligji për Mbrojtjen e të drejtës për gjykim brenda kohe të arsyeshme (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, Nr. 11/07), poashtu dhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Të gjithë autoritetet qeveritarë dhe qytetarët e Ulqinit ishin peng të çështjes “K1” në periudhën e përmendur, dhe janë akoma, sepse ndihen pasojat ligjore, ekonomike dhe financiare.

Kjo është vetëm një pjesë e arsyes, por për mendimin tonë, e mjaftueshme dhe vendimtare, që prokurori publik të hapë këtë çështje dhe të ngrejë aktakuza, dhe me punën e tyre të dëshmojnë se prokuroria është e pavarur dhe përtej kontrollit të strukturave partiake, e që kontrollat politike janë prezente në mbarë institucionet shtetrore, siç edhe raportohet nga institucionet përkatëse ndërkombëtare. Të gjitha kushtet për një gjë të tillë janë përmbushur prej kohësh. Kjo do të ishte së paku pjesërisht një satisfaksion për Komunën e Ulqinit e rraskapitur në këtë proces maratonë, si dhe për të gjithë qytetarët e kësaj vetëqeverisje lokale.

Ilir Harasani

(Autori është magjister i shkencave juridike)

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e veçantë e OJQ-së “Ul Info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së, Ministrisë së Administratës Publike ose „CGO“-së, B Film-it, Fondacionit SHARE dhe IPFP-së.Disklejmer

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit