HARMONIA FETARE NË ULQIN

Harmonia e religjioneve në Ulqin është më e dukshme gjatë festave fetare, thotë prifti i Ulqinit Radojica Bozhoviq. “Punonjësit fetar, pavarësisht a janë ortodoks, islamik apo katolik detyrimisht vizitohen në këtë kohë, ja urojnë njëri tjetrit festat, ndërsa nëpërmjet prijësve fetare i urohet dhe popullit”, thotë Bozhoviq dhe shton: “Është e njohur që edhe jashtë këtyre festave fetare prijësit kanë ndenjur bashkë, janë vizituar dhe kanë shkuar në vizita familjare. Me dëshirë, të paktën një herë në javë, kanë ndenjur në ndonjë restorant dhe në atë mënyrë i kanë treguar popullit si dhe ato duhet të shoqërohen, të jenë të afërt dhe të jetojnë në qetësi dhe tolerancë fetare”.Radojica Bozovic

Kryeimami i Ulqinit në pension Rexhep efendi Lika shton që festat janë ditët e korrjes së harmonisë fetare në këtë qytet. Njëri tjetrit i urojmë dhe atë nga zemra, jo artificialisht, jo ashtu – sa me than. Ne i gëzohemi sukseseve të tyre dhe festave të tyre, ndërsa dhe a to ne na kthejnë.

Formula e harmonisë të cilën 73 vjeçari Lika ju përcjell bashkëqytetarëve të vet është vërtet e thjesht: “Në paqe dhe dashuri mund të arrihet shumë sukses, ndërsa në përçarje dhe mosmarrëveshje mund të humbim të gjithë!”Rexhep Lika

Prifti Radojica me kënaqësi thekson që as në kohën e luftrave në hapësirën e ish Jugosllavisë bashkëjetesa në Ulqin nuk është trazuar në masë të madhe: “Sidomos kjo nuk ka ndikuar në takimet e neve, prijësve fetar, por gjithmonë, pa dallim se ku, jemi takuar me kënaqësi, jemi parë dhe sjell ashtu siç feja na caktoj: në harmoni, dashuri vëllazërore, sepse falja është kulmi i jetesës së mirë dhe marrëdhënieve njerëzore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…