Harmonia ndërfetare: IMAMI I DORËZON FLETËFALËNDERIMIN DON SIMES

Don SimoKryetari i Këshillit të Bashkësisë islame në Mal të Zi dhe kryeimami i Tivarit Mujdin Milaimi ia dorëzoi mirënjohjen famullitarit të ri të Famullisë së Tivarit don Sim Lulajt.

Fletëfalënderimi është dorëzuar për “kontribut të veçantë në avancimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe zhvillimin e tolerancës dhe miqësisë të përfaqësuesve të komunitetit fetar katolik dhe atij islam në Tivar”.

Thuet se Don Sima, i cili së shpejti shkon në Itali për të përfunduar studimet e doktoraturës, prej fillimit të ushtrimit të detyrës në Argjipeshkvinë e Tivarit vazhdoi misionin e paraardhësve të vet dhe punoi intensivisht në zhvillimin e dialogut ndërfetarë dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që u njoh , në Bashkësinë islame, u pranua me kënaqësi dhe u përmirësua bashkërisht.

“Don Sima me butësinë dhe mirësinë e tij është shembull i mirë të gjithëve se si duhet të bëhet kjo gjë”, thonë nga Bashkësia islame.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa