Drejtuesja e Kuvendit të Ulqinit Jasmina Hasa deklaroi për Radion e Malit të Zi se do të caktojë mbledhjen për të martën, më 31 maj, me fillim në ora 11.
Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Komunës së Ulqinit u ndërpre të mërkurën pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve sepse, siç tha Hasa, për vendin e kryetarit të parlamentit lokal mbërritën dy kandidatura.
Pas kontrollit administrativ në Kuvendin e Ulqinit, i cili është bërë të premten, Ministria e Administratës Publike porositi drejtuesin që jo më vonë se më 1 maj të thërras mbledhjen e Kuvendit, përndryshe Qeveria do të ndërmarr masa ligjore.