Hatixhe Gjoni për TV Teuta: CUNGUN E NGROHI DIELLI, QYTETARËVE U ERRËSUA

428280_484166131629380_2070849839_nPara dy viteve filloi  rënia e kësaj komunë, e cili për fat të keq vazhdon deri në ditën e sotme.

Lirisht mund të themi që këto janë dy vitet e dështimeve, polemikave, interesave personale, nepotizmit, rritjes enorme të borxhit të komunës ku për dy vite kemi rritje nga 2.5 milion në mbi 10 milion euro. Kanë kaluar dy vite të sezoneve të dështuara turistike dhe papunësisë, pa investime në sport, kulturë, bujqësi dhe sipërmarrje. Dy vite pa investime kapitale, ose e thënë më saktë, shpenzimet kapitale janë të përfaqësuara me vetëm 5.75 % çka në mënyrë më figurative flet për investimet e realizuara.

Për tërë këtë periudhë nga komunalit janë grumbulluar vetëm rreth dhjetë mijë euro, e në çdo vend lavdërohemi për planet e miratuara si arritjen më të madhe epokale.

Tek sekretariati për mbrojtjen e pasurisë as sot e kësaj dite nuk kemi evidencë të saj të plotë dhe të bazuar në ligj. Proceset gjyqësore kanë rënë në harresë si dhe vlerat milionëshe të cilat çdo ditë mund të aktivohen për arsye të mospunës dhe mosbrengosjes së pushtetit.

Gjatë muajit korrik në Ulqin kanë qëndruar më shumë inspektor se sa turistë, të cilët kanë dënuar në mënyrë rigoroze bizneset private me përkrahje maksimale nga ana e kryetarit të komunës.

Problemi i Valdanosit dhe të Mirave detare janë harruar, përfundimet e kuvendit për këto çështje janë vetëm shkronja në letër. Kompanitë e privatizuara nuk paralajmërojnë asnjë lloj investimi.

Ka përfunduar tre mujori i tretë i punës së Kuvendit, ndërsa për këtë periudhë janë miratuar më pak se 20 % të vendimeve të Kuvendit, kështu që është punuar në bazë të vendimeve të paverifikuara në Kuvend, që do të thotë, është punuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjatë kësaj periudhë zona e Anës së Malit ka mbetur pa asnjë, bile as më të voglin investim nga buxheti i komunës.

Ky pushtet para dy viteve ka filluar qeverisjen e vet jashtë të gjitha rregullave njerëzore, morale, të shkruara dhe të pashkruara. Pushtetin e vet e ka bazuar në mashtrim para së gjithash të qytetarëve dhe premtime të rrejshme të dhëna atyre.

Sot, mbas dy viteve të plota, janë të zhgënjyer edhe ato që 28 shtatorin të vitit 2011 e kanë quajtur ditën e ndryshimeve të mëdha dhe ngjarje të madhe revolucionare për komunë të Ulqinit. Atë ditë, sipas mendimit të tyre të atëhershëm, Ulqinin e ngrohi dielli. Mirëpo, fjala e urtë popullore thotë: deri sa dikuj mos ti errësohet, të tjerët nuk i ngroh dielli! Nga e ekspozuara deri tani, në favor të cilës për fat të keq flasin argumentet dhe faktet e shumta, më 28 shtator të vitit 2011 me të vërtet ka ngrohur dielli, por vetëm kryetarin e komunës dhe një grusht bashkëpunëtorësh dhe miqsh të tij të afërt, ndërsa është errësuar të gjithë qytetarëve tjerë të Ulqinit! I ka ngrohur dielli të gjithë ato që parametrat e vlerës i masin me interesa personale dhe për këtë arsye janë munduar që këto interesa ti realizojnë. Vetëm për dobi të vetën dhe vetëm të vetën kanë miratuar planet, studimet e lokacionit, kanë zbritur çmimin e komunalive dhe kanë zënë vendet udhëheqëse në bordet drejtuese.

I vetëdijshëm për faktin që pakënaqësia e qytetarëve ka kulmuar, dhe që qeverisjes së tij mund ti vij fundi, kryetari i komunës na servon tregimin për projekte të mëdha dhe bumin investues në Ulqin, edhe pse për dy vite ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë bërë asgjë që të vij deri te këto investime.

Paralelisht me këtë na servohet dhe tregimi për krizën disamujore politike, qëllimi i së cilës është që ti largohet vëmendja qytetarëve nga problemet kyçe. Mirëpo, problemet nuk do të eliminohen me kriza politike, e as me paralajmërime të investimeve megalomane, por me funksionimin e institucioneve të sistemit. Investitorët e ardhshëm para së gjithash i intereson pushteti lokal stabil dhe efikas, gjë të cilën ky pushtet në krye me kryetarin Cungu ka dëshmuar që nuk është.

Tani të gjithë e kanë të qartë që pushteti lokal thjesht nuk funksionon dhe kështu nuk mund të vazhdoi më tej. Nëse interesat e qytetarëve i kanë me të vërtetë të rëndësishëm, ashtu siç thonë, atëherë këto interesa duhet ti dëshmojnë me vepra. Për këtë arsye, momentalisht duhet të ndërpritet kjo agoni politike dhe ti jepet mundësia qytetarëve që në zgjedhje të përzgjedhin pushtetin funksional, i cili më së miri do ti mbroj interesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi