Haxhi Sulejmani: FTOHEN MARRËDHËNIET BRENDA KOALICIONIT

Sekretari gjeneral i Partisë demokratike Haxhi Sulejmani ka deklaruar që ekziston ftohja në marrëdhëniet mes partive të koalicionit në komunë të Ulqinit. “Kjo është pasoj e mosrespektimit të marrëveshjes së koalicionit. Tre subjekte PD, PSD dhe Aleanca qytetare ‘Perspektiva’ thonë që ajo nuk respektohet, FORCA mendon të kundërtën. Pra, tre mendojnë që nuk është mirë, ndërsa njëri që është”, tha Sulejmani të hënën në Radio Ulqin.

Sipas fjalëve të tija, marrëveshja e koalicionit ka paraparë që dy herë në muaj të takohen partnerët e koalicionit, por kjo nuk është respektuar. “Por, akoma ekziston mundësia e mbijetesës së koalicionit, por kjo nuk varet nga ne”, shtoi Sulejmani.

“Në Forcë duhet ta dinë që dikush i solli ato në pushtet në Ulqin”, tha zyrtari i PD-së duke theksuar se disa njerëz kur mbërrijnë në maje, harrojnë popullin.

Sulejmani tha që është i zhgënjyer me situatën ekonomike në komunë. “Nuk është mirë. Morëm një, pastaj kredinë e dytë, kemi zvogëluar rrogat, tani nënshkruam Planin e sanimit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Gjekë Gjonaj: Shpirti arsimdashës i mësimdhënësve shqiptarë në SHM “Vëllazërim –Bashkim” i përballoi sfidat e kohës
Gjekë Gjonaj: Shpirti arsimdashës i mësimdhënësve shqiptarë në SHM “Vëllazërim –Bashkim” i përballoi sfidat e kohës

Shënimi i Ditës së Shkollës së Mesme “Vëllazërim – Bashkim” të Ulqinit, i cili u mbajt ditën e martë, më 21 mars, i tejkaloi përmasat e një dite të zakonshme festive, e cila shumë vite më parë kremtohej

Ulqin: OFERTA PËR PUNËSIM NË “RIVA RESTAURANT“ NË RANË
Ulqin: OFERTA PËR PUNËSIM NË “RIVA RESTAURANT“ NË RANË

Riva Restaurant & Terrace ofron vende pune: kamarier/e, ndihmës kamarier/e, banakier/e, ndihmës banakier/e, ndihmës/e ne kuzhinë, mirëmbajtëse/ pastruese. Kontakt: hotel-riva@hotmail.com tel. +38267324393,

Bashkësia Islame: SONTE TERAVIA E PARË, NESËR DITA E PARË E AGJËRIMIT
Bashkësia Islame: SONTE TERAVIA E PARË, NESËR DITA E PARË E AGJËRIMIT

Bashkësia Islame e Ulqinit njoftoi se sonte në të gjitha xhamitë e Ulqinit do të mbahen teravitë e para. Kjo do të thotë se nesër, e enjte, më 23 mars, është dita e parë e agjërimit në muajin e Ramazanit.

Supermarketi SARS: AKSIONI „STOP INFLACIONIT“
Supermarketi SARS: AKSIONI „STOP INFLACIONIT“

Na vizitoni dhe shfyrtëzoni ofertën të cilën e kemi pregaditur për ju. Aksioni vlen në të gjithë marketët e SARS-it. Ju ofrojmë çmimet më të volitshëm, më të ulëta nga asortimani ynë të produkteve. Mund

Memorandum për bashkëpunim me Eko Fondin – Fokus në pastrimin e Port Milenës
Memorandum për bashkëpunim me Eko Fondin – Fokus në pastrimin e Port Milenës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhedrejtori ekzekutiv i Fondit për Mbrojtjen e MjedisitJetësor të Malit të Zi (Eko Fondi) Drashko Boljeviqkanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunimi, me