Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit dhe funksionari i lartë i Forcës së re demokratike Fuad Haxhibeti ka deklaruar që partia e tij nuk do të votojë miratimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2014 dhe as do të përkrah rebalancin e buxhetit për vitin 2015.
Ai për “Dan” tha se arsyeja për qëndrim të tillë “janë shpenzimet enorme të kabinetit të kryetarit të komunës Fatmir Gjeka”.
Haxhibeti hodhi poshtë akuzat që ai dhe partia e tij në Kuvendin komunal po bllokojnë sjelljen e mbi 80 vendimeve, duke shtuar që vetëm gjashtë vendime plotësojnë kushtet ligjore që të vijnë në rend të ditës të Parlamentit lokal.