„Normalizimi i furnizimit me ujë për pjesën më të madhe të konsumatorëve në territorin e Komunës së Ulqinit pritet pas orës 15“, tha për Portalin Ul-info drejtori i „Ujësjellës dhe Kanalizimi“ Mr. Fuad Haxhibeti.
Ai shtoi se skuadrat e kësaj ndërmarrje punojnë për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në Fraskanjel.
Probleme me furnizim me ujë nuk kishin konsumatorët në, të ashtuquajturat, zonat e larta të qytetit të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i ujësjellësit rajonal.