Haxhibeti: MË SHUMË MYSAFIRË NË ULQIN, ARGËTIM PËR FESTA

Fuad-HaxhibetiNë Ulqin momentalisht pushojnë 1281 mysafirë, që është për 30 për qind më shumë se në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat e Organizatës lokale turistike tregojnë se më së shumti turistë pushojnë në akomodimin privat, 829 sosh. Në hotele janë të lajmëruar 421 mysafirë ndërsa në kampe 31.

Drejtori i OT-së Fuad Haxhibeti tha se për fundjavë pret valën e parë të turistëve nga vendi dhe rajoni.

“Jemi gati. Kemi program argëtues treditor kulturor – artistik në Ranë, si karnavalin e folklorit, panairin e suvenirëve, e deri tek koncerti i klapave muzikore nga qytetet bregdetare. Me një majë në Ranë koncertin do ta mbajnë Cani, Trio Bendi, Ivana dhe rock trio dhe ylli i njohur kosovar Genta Ismaili”, tha Haxhibeti.

Sipas traditës, për festat e Një Majit Ulqinin e vizitojnë numër i madh i mysafirëve. Shtëpizat në Adë të Bunës zakonisht janë të kaparuar shumë më herët por mysafirët dhe vendasit e duan edhe skarën në Plazh të madh dhe Valdanos, shoqërimin në Ranë dhe Kala, shëtitjen në Pyllin e Pishave…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…