Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit dhe funksionari i lartë i Forcës së re demokratike Fuad Haxhibeti ka thirr këshilltarët që mos të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit mbajtjen e së cilës për të premten e kërkoi kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka.
Në këtë mbledhje do të diskutohej për Vendimin e buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2016, i cili e fitoi pëlqimin e Ministrisë së financave.
Haxhibeti vlerësoi se kjo mbledhje është thirr në mënyrë të paligjshme, si dhe apeloi tek Gjeka që të jap dorëheqje nga funksioni i tij.