Hendboll: KËTË FUNDJAVË VAZHDON SEZONI PËR HENBOLLISTET ULQINAKE

 

05.12.Kup_Crne_Gore_za_zeneKëtë fundjavë vazhdon sezoni për skuadrën e Klubit të Hendbollit për Femra “Ulqin” e cila garon në Ligën e Dytë të Malit të Zi.

Pjesën e parë të sezonit hendbollistet e përfunduan në vendin e 4 me 12 pikë (6 fitore dhe 4 humbje), nga 11 skuadra sa ka Liga e Dytë.

Sezoni vazhdon me 1/8 e Kupës së Malit të Zi.

Skuadra Ulqinake nuk kishte fat në short sepse si mysafire në Nikshiq do të ndeshet me ekipin vendas KH “Levalea 2010”, i cili përndryshe mban vendin e parë në tabelë. Nëse kualifikohen në çerek finale lojtaret tona do të ndeshen me fituesen e ndeshjes KH “Mornar 7” – KH “Trebjesa”.

Ndeshjet e 1/8 së finales janë me 15 dhe 16 shkurt, ndërsa ndeshjet e çerek finales luhen me 22 dhe 23 shkurt të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi