Të shtunën klubet e hendbollit nga Ulqini vazhdojnë garën në Ligën e dytë të Malit të Zi.
Hendbollistët e KH “Ulqin 2010” si nikoqir në xhiron e 12 presin skuadrën kryesuese DMRL KH “Riviera e Budvës – Budva”. Për shkak të rinovimit të sallës në SHF “Marshall Tito” ndeshjet do të luhen në QS “Topolica” në Tivar me fillim në ora 15:30. Në pjesën e deritashme të garës Ulqinakët nuk kanë fituar asnjëherë.
Hendbollistet e KHF “Ulqin” në xhiron e 11 janë mysafirë në Plevla kundër skuadrës KHF “Rudar”, ndërsa ndeshja do të luhet në QS universitare në Podgoricë, me fillim në ora 13:00. Ky klub momentalisht mban mesin e tabelës me katër fitore dhe pesë humbje.