HESHTJA QË VËRRET – ARGËZON SULEJMANI (poezi)

Arti(Botoi SHB Diti&Oli, Libraria ARTI – Ulqin, faqe 170, Ulqin, 2015)

Këto ditë nga shtypi doli libri me poezi Heshtja që vërret e autorit të ri ulqinak, Argëzon Sulejmani. Libri është i ndarë në 5 cikle që së bashku përmbledhin 137 poezi.

Vlen të theksohet se edhe pse ky është libri i tij i parë, Argëzoni tregon pjekuri poetike dhe na befason me stillin e veçantë letrarnë trajtimin e shumë çështjeve të cilat e preokupojnë autorin por edhe përditshmërinë.

Argëzoni këndon me emocione, na jep meditime filozofike, mburrje atdhedashurie me vargje që të hynë thellë në palcë dhe kujtesë thotë për librinpoeti Jaho Kollari.

Kurse autori porosit: Heshtja që vërret dashuron pa zëshëm, për të mos prishur rehatinë e shumësyresh që kjo ndjenjë iu (ri)ngjalls mirën e ligësinë….  Mbes me shpresë se do të takohemi diku. Aty ku heshtjet e britmat mund t’i pjesëtojmë, që pastaj të merremi vesh si njerëz…”

Botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, redaktor i këtij vëllimi poetik është poeti i njohur ulqinak Jaho Kollari ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…