Flota e anijeve të Napoleon Bonapartit lundroi pranë Ulqinit në qershor të vitit 1806. Ato u ndaluan në bregdetin e Valdanosit, duke parë atë gji të bukur, ullinjtë shekullorë dhe shkëmbinjtë e kuq të ndezur që ngriheshin lart drejt majës së kodrës Mavrijan.
Por, në një çast, siç shkruan më vonë, gjilpërat magnetike të busullave të tyre filluan të luanin çuditshëm, gjë që i shqetësoi në mënyrë të pakëndshme, kështu që ata u larguan nga Valdanosi sa më shpejt të ishte e mundur dhe lundruan drejt Dubrovnikut.
Pas kësaj, Valdanosi nuk shënohej më si “Gjiri i Qetësisë” në hartat detare franceze.