Histori: NJË NGA BIOGRAFITË E PARA TË SKENDERBEUT ËSHTË SHKRUAR NË ULQIN

Në vitin 1481, prifti katolik Martin Segoni, me origjinë nga Kosova, botoi një nga biografitë e para të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkëkohës i të cilit ishte.

Shumica e kësaj vepre (“Narrazione di Georgio Castriotto, da i Turchi, nella sua lingua loro, chiamato, Scander beg cioè Alesandri Magni. Scanderbeg .i. Akessandri. Beg. i Signore.”) Segoni e ka shkruar në Ulqin.

Të gjithë biografët e mëvonshëm të Skënderbeut janë referuar veprës së Segonit.

Ky njeri i ditur mori doktoraturën në të drejtën kanonike në vitin 1475 në Padova. Më pas ishte ndihmës i peshkopit të Ulqinit Paganinus (1441-1481), dhe pas vdekjes të tij u emërua ipeshkëv i Ulqinit (vescovo di Dulcigno). Në arsyetimin për emërimin e këtij humanisti në karrigen e ipeshkvisë, u tha se ai shquhet për kulturën e lartë dhe meritat për Kishën katolike.

Martin Segoni vdiq në Ulqin në tetor 1485.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…