Ulqinakët në mesjetë ishin argjendarë (filigran) të njohur të cilët e përhapën këtë zanat nëpër tërë Adriatikun.
Një nga argjendarët më të njohur ishte Milçe Stani i cili në vitin 1404 në Dubrovnik kishte punishten e vet ku mësohej ky zanat.
Në gjysmën e dytë të shekullit 17 dhe veçanërisht në shekullin 18 argjendaria këtu ka përjetuar një zhvillim të bujshëm, si në teknologji ashtu edhe në krijimtarinë artistike.









