Historia: ULQINI NDODHET NË HARTAT MË TË VJETRA NË BOTË

Fakti që Ulqini ka qenë i njohur në mbarë botën që nga kohërat më të hershme, dëshmon edhe fakti se ai gjendet në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historian, gjeografi dhe bibliotekar i Bibliotekës së Aleksandrisë. Në hartën e tij ai shënoi Ulqinin (i quajtur Vicinium), si dhe rrjedhën e lumit Buna, të cilat atëherë ndodheshin në provincën romake të Dalmacisë (Dalmacia).
Gjeografi, hartografi dhe udhëtar i famshëm arab, Muhamed Al-Idrisi, botoi në vitin 1154 veprën e famshme “Nuzhat al-Mushataq fi ikhtiraq al-afaq” (Kohë e lirë për ata që dëshirojnë të udhëtojnë nëpër botë), në të cilën ai thekson se Ulqini (ose siç quhet Dulîna nga Al-Idrizi) ndodhet në detin Adriatik dhe është qendra e krahinës.
Hartografi i famshëm mesjetar nga Venecia, Fra Mauro, ka shënuar edhe Ulqinin (Dolcig(n)o) në hartën e tij të botës të botuar në vitin 1459. “Harta e Botës” e Fra Mauros ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Venecia.
Rreth pesëdhjetë vjet më vonë, hartografi dhe marinari i famshëm Piri Reis vizatoi një hartë të botës që përfshinte Ulqinin (Dolcigno), i cili në atë kohë (fillimi i shekullit të 16-të) ishte pjesë e Republikës së Venedikut.
Një nga përshkrimet më të njohura të Ulqinit nga Mesjeta është padyshim një vizatim i Giuseppe Rosaccio (Gjuzepe Rosaçio, 1530-1603). Ky humanist dhe udhëtar me arsim të lartë udhëtoi përtej Adriatikut në vitin 1598 në rrugën e tij nga Venecia për në Stamboll dhe në Tokën e Shenjtë.
Gdhendja tregon një qytet të fuqishëm, fort të fortifikuar, të dominuar nga Kështjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi