HORIZONTI I RI: 25 VJET NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT DHE DEMOKRACISË

Sot, më 6 shtator, Horizonti i Ri shënon një çerek shekulli përkushtim ndaj komunitetit  lokal dhe më gjerë. Që nga themelimi në vitin 1999, kjo organizatë ka qenë një hallkë e rëndësishmenë zhvillimin e demokracisë lokale, promovimin e qeverisjes së mirë dhe nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.

Përmes projekteve dhe programeve të shumta edukative dhe integruese, Horizonti i Ri ka inkurajuar të rinjtë të marrin pjesëmënyrë aktivenë hartimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut ndërkulturor, duke i bërë ata kontribuues të rëndësishëm të ndryshimeve shoqërore. Gjithashtu, organizata ka mbrojtur dhe promovuar parimet e sundimit të ligjit, duke theksuar rëndësinë e një sistemi të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë qytetarët.

Ndër vite, Horizonti i Ri vazhdon të jetë pikë referimi për ndërtimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe sektorit civil, duke vazhduar të mbështesë përpjekjet për transparencë, përgjegjshmëri dhe zbatimin e Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal.

Si Qendër Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Ulqin dhe Tivar, ofron mbështetje të vazhdueshme për OJQ-të lokale, aktivistët qytetarë dhe grupet joformale.

Për më tepër, kjo organizatë ka ndërtuar partneritete me organizata ndërkombëtare, duke realizuar projekte të përbashkëta që sjellin përfitime konkrete për komunitetet përkatëse. Këto bashkëpunime ndërkufitaree rajonale kanë mundësuar shkëmbimin e përvojave duke fuqizuarkapacitetet dhe zhvillimin profesional të të rinjve.

Ky përvjetor dëshmon përkushtimin e Horizontit të Ri ndaj vizionit të vet –një komunitet aktiv, ku qytetarët ndjejnë përkatësi dhe solidaritet reciprok dhe angazhohen për të mirën e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…