OJQ “Horizonti i ri” në bashkëpunim me Zyrën për parandalimin e narkomanisë në Komunë të Ulqinit, ka prezantuar të martën rezultatet e anketës “Njohuritë dhe qëndrimet e adoleshentëve për problemin e narkomanisë”.
Me anketë janë përfshirë 300 nxënës të shkollave të mesme dhe klasave të nënta të shkollave fillore në Ulqin.
Rezultatet e anketës janë, siç u tha në konferencë për shtypë në selinë e kësaj organizate, alarmante për komunitetin e gjerë. Kështu, për shembull, gati një e treta e të anketuarve kanë thënë se është lehtë të vihet deri tek droga, ndërsa tetë për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë konsumuar lëndë narkotike. Kjo është, përndryshe, katër herë më shumë se në hulumtimin e zhvilluar në vitin 2009.
Gati çdo i dyti i anketuar ka thënë se njeh personin i cili përdor lëndë narkotike.