Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI i RI prezanton publikimin e vet më të ri – udhëzuesin për prindër “DROGA NË MESIN E FËMIJËVE TUAJ”.
Kjo broshurë paraqet vazhdimësinë e projekteve dhe aktiviteteve të shumta që Horizonti i Ri ka realizuar për ndërgjegjësimin e komunitetit lokal e sidomos të të rinjve, në luftimin e fenomenit të drogës dhe sëmundjeve tjera të varësisë.
Udhëzuesi i përgatitur nga një ekip i përzgjedhur profesionistësh, synon të japë informacion sa më praktik për prindërit të cilët mund të hasin disa probleme me fëmijët e tyre, sidomos në periudhën e adoleshencës.
“Le të angazhohemi bashkërisht për një parandalim efektiv të këtij fenomeni në shoqërinë tonë”, është mesazhi kryesor i këtij publikimi, botimi i të cilit u financua nga Komisioni për ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit, në kuadër të programit “Kontributi në luftën kundër drogës dhe të gjitha formave të varësisë”.