HORIZONTI I RI: DY DEKADA SHOQËRI CIVILE

Horizonti i Ri u regjistrua më 6 shtator 1999 me seli në Ulqin, me numrin rendor 4 në Regjistrin e OJQ-ve, menjëherë pasi Mali i Zi miratoi Ligjin e parë për organizatat joqeveritare.

Vlenë të përmendet fakti se jemi organizatë, e cila përgjatë dy dekadave, ka qenë aktive në forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillimin e shoqërisë civile në një komunitet të vogël e specifik, gjë që dëshmohet përmes seriozitetit tonë dhe punës së palodhur e sidomos kur merret parasysh rruga të cilën e ka përshkuar shoqëria jonë që nga viti 1999 e deri më sot.Horizonti i Ri

 Që në fillet e veta e sot edhe më shumë, Horizonti i Ri është angazhuar për një ndikim më të madh të qytetarëve e veçanërisht të të rinjve, në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal. Gjatë tërë kësaj kohe, njohuritë dhe përvojën tonë e kemi ndarë me të tjerët dhe vazhdimisht përqafojmë risitë në procesin e ndërtimit të një shoqërie civile të përgjegjshme.

Jemi udhëhequr me vizionin:

Një komunitet aktiv, qytetarët e të cilit kanë një ndjenjë të zhvilluar të respektit, përkatësisë dhe solidaritetit reciprok dhe të cilët angazhohen për të mirën e përbashkët.

Projektet e OJQ-së “Horizonti i Ri” kanë për qëllim inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në procesin e hartimit të politikave publike lokale, forcimin e dialogut ndërkulturor dhe marrjen e përgjegjësisë për planifikimin dhe zhvillimin e komunitetit.Horizonti i Ri 2

Horizonti i Ri ndërton me sukses partneritete dhe realizon projekte edhe në fushën e monitorimit të punës së administratës publike, transparencës dhe përgjegjshmërisë në shpenzimin e fondeve publike, si dhe nxitjen e zbatimit të Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal.

Për 20 vite punë aktive, Horizonti i Ri ka arritur të ndërtojë imazhin e një OJQ-je të suksesshme në komunitetin lokal. Kjo organizatë vazhdimisht ka qenë një vendtakim për OJQ-të lokale dhe ka shërbyer si pikë referimi për vizitat e përfaqësuesve të organizatave të tjera nga Mali i Zi dhe rajoni. Horizonti i Ri ka disa vite që luan rolin e Qendrës Lokale të Resurseve për OJQ-të lokale, por gjithashtu shërben edhe si një urë e mirë lidhëse midis autoriteteve vendore e institucioneve shtetërore me organizatat lokale të shoqërisë civile.

Horizonti i Ri të gjitha aktivitetet e veta i realizon mbi bazën e dygjuhësisë, duke u shërbyer sa me gjuhën shqipe, aq edhe me atë malazeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas