Horizonti i Ri: FUQIZIMI I KOMPETENCAVE NDËRKULTURORE TË TË RINJVE

Në kuadër të projektit “KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR I TË RINJVE: SFIDAT DHE MUNDËSITË” realizuam një panel të veçantë diskutimi.

Moderator i këtij sesioni ishte gazetari dhe publicisti Mustafa Canka, ndërsa në rolin e ligjëruesit ishte aktivisti i njohur civil dhe promovuesi i vlerave të qytetarisë demokratike, profesori Negjelko Gjuroviq nga Tivari.

OJQ Horizonti i Riinicioi këtë projekt për të promovuar bashkëpunimin ndërkulturor midis të rinjve me qëllim të zvogëlimit të distancës etnike dhe praktikimit të ndërkulturalizmit në jetën e përditshme, për të krijuar një mjedis të sigurt, tolerant dhe kreativ në komunitet.

Gjatë implementimit të projektit do të punohet me të rinj, me qëllim që të formohet një grup liderësh të ardhshëm me kompetenca të përforcuara ndërkulturore, duke u fokusuar në dy dimensione kryesore të edukimit ndërkulturor: respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i diversitetit.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Malit të Zi në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2021, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…