HORIZONTI i RI: MBËSHTETJE PËR IDETË E TË RINJVE NË BIZNES

Idetë e biznesit dhe vënia e tyre në jetë janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë të cilët duan të shprehin talentin e tyre, poredhe të ndihmojnë familjetedhe komunitetin ku jetojnë.

Në hapat e parë të krijimit të një biznesi, ka gjithnjë hapësirë për mbështetje financiare apo oferta e këshilla që të shtyjnë drejt suksesit. Këto mundësi i kanë gjetur edhe pjesëmarrësit e guximshëm të projektit“Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.

Fuqizimi i kapaciteteve dhe krijimi i mundësive ekonomike për të rinjtë që jetojnë në rajonin ndërkufitar, duke kontribuar kështu në rritjen e konkurrencës ndër të rinjtë në tregun lokal dhe regjional të punës, është njëri prej qëllimeve kryesore të këtij projekti.

Programet e specializuara të këtij projekti, ofruan trajnime profesionale mbi ndërmarrësinë dhe krijimin e bizneseve të reja për të rinjtë në Ulqin. Përgjatë kohëzgjatjes së projektit, këto programe ndihmuan të rinjtë të zhvillojnë ide të reja biznesi, me qëllimin për të krijuar mundësi të reja punësimi.

Në një ceremoni rastitë organizuar në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” të Ulqinit, pjesëmarrësit e projektit paraqitën idetë e tyre përpara një paneli vlerësues dhe një auditori të gjerë, duke marrë njëkohësisht edhe këshilla konstruktive për t’i ndihmuar ata të ecin përpara me planet e tyre të biznesit. Nga njëmbëdhjetë idetë e prezantuara, pesë prej tyre u përzgjodhën nga paneli vlerësues për tu mbështetur financiarisht nga projekti. Secila prej këtyre ideve do të mbështet në vlerën prej 2000 € dhe për realizimin e tyre do të organizohet një program i veçantë ekspertize. Të rinjtë fitues të këtij programi mbështetës janë:

REFIK MOLLABEQIRI

KRISTINA NILOVIQ

ARBER SEFERI

MENDIM CUCA

VALBONA GJEKA

Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, i cili zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,

CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 24 qershor, në periudhën prej orës 08 deri në 14,30, pa energji elektrike do të jetë pjesa e Qytetit përballë

Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR
Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR

  Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe

Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit
Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit

Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit.   Sabri Salaj ka lindur

Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM
Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM

Dr Niksha Glaviq nga Instituti për Detin dhe Bregdetin e Universitetit të Dubrovnikut tha se peshkaqenë gjithmonë ka në Adriatik, vetëm se të shohësh kaq afër bregut është e rrallë dhe shkakton emocion