Horizonti i Ri: MEDIA DHE SHOQËRIA CIVILE PËR QEVERISJE TË MIRË

Ilustrimi HRQëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është luftimi i korrupsionit përmes inkurajimit të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të hulumtuar dhe raportuar mbi këtë problem, për të edukuar publikun për çështjet e korrupsionit si dhe për të promovuar dhe monitoruar zbatimin e Reformës së Administratës Publike.

Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe OJQ-ve do të forcojnë kapacitetet e tyre përmes një programi të veçantë trajnues në lidhje me çështjet e transparencës dhe llogaridhënies, teknikat e hulumtimit, hartimit të raporteve investigative, gazetarisë qytetare, qasjes së lirë në informata dhe çështje të tjera nga koncepti i ‘Qeverisjes së Mirë‘.

Pas ciklit trajnues për fuqizimin e kompetencave të gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, do të shpallet një konkurs përzgjedhës për shkrime investigative, me qëllim të nxitjes së gazetarisë qytetare dhe rritjes së raportimit të thelluar në bazë të të dhënave dhe evidencave. Tre raportet më të mirë do të shpërblehen në një ceremoni publike, në të cilën do të promovohet edhe udhëzuesi informues Administrata Publike e orientuar drejt qytetarëve“.

Horizonti i Ri si Qendër e Resurseve Lokale, do të iniciojë një servis të veçantë, ku do të ofrohen këshilla dhe mbështetje logjistike për përdorimin e mekanizmave që ofron Ligji për Qasje të Lirë në Informata.

Përmes këtij programi do të ndërtohet një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si kusht kryesor për një publik më të informuar në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë në përgjithësi.

Media partnere në këtë projekt është gazeta për aktualitete, shkencë dhe kulturë KOHA JAVORE.

Projekti financohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer