OJQ “Horizonti i ri” të mërkurën, me 12 tetor 2022, me fillim në ora 11, në hotelin NOBEL. orgnanizondiskutimin tematik me temën “PROCESET REFORMUESE NË ADMINISTRATËN LOKALE”.
Nisur nga ndryshimet e reja që janë bërë në strukturën e Administratës së Komunës së Ulqinit, të cilat kanë përfshirë krijimin e disa shërbimeve të reja dhe si rrjedhojë edhe kalimin e kompetencave nga njëri organ tek tjetri, konsiderojmë se nevoja e publikut dhe grupeve të interesit për të marrë një prezantim më të zgjeruar është më se reale. Në rastin tonë grupi i synimit janë OJQ-të lokale dhe grupe tjera joformale të shoqërisë civile.
Ky aktivitet mbështetet plotësisht në praktikat pozitive që sektori joqeveritar i Ulqinit ka aplikuar vite me radhë në ndërtimin e partneritetit me organet e Vetëqeverisjes Lokale, por edhe në parimet themelore të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2026 .
Në takim marrin pjesë drejtuesë dhe zyrtarë të Pushteti Vendor si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Horizonti i Ri, si qendër e resurseve për OJQ-te lokale, e organizon këtë aktivitet në kuadër të projektit “Reforma që kuptojmë të gjithë” i cili mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të thirrjes publike për financimin e projekteve të organizatave joqeveritare për vitin 2022 me titull “Së bashku përmes reformës së administratës publike”.