HORIZONTI I RI NIS PROJEKTIN ME AKTIVISTËT RINORË NGA ULQINI DHE TIVARI

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës”.

Përmes këtij projekti i cili do të zgjasë dhjetë muaj, tridhjetë të rinj nga Ulqini dhe Tivari do të edukohen mbi dialogun ndërkulturorë dhe tolerancën, qytetarinë vepruese, vlerat demokratike, angazhimin shoqëror e politik, çështjet identitare,duke rritur kështu kompetencat e tyre në praktikimin e vazhdueshëm të kulturës së tolerancës në komunitetet ku jetojnë.

Ky projekt ka për qellim krijimin e një komunikim efektiv midis të rinjve nga Ulqini dhe Tivari, thyerjen e paragjykimeve dhe barrierave në komunikim si dhe rritjen e njohurive dhe shkathtësive të tyre për pjesëmarrje në proceset integruese, duke përdorur edhe praktikat krahasuese dhe shembujt pozitiv ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç programit të veçantë të edukimit joformal, i përbërë nga gjashtë module trajnimi, të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe vizita të ndërsjella në komunat përkatëse, vizitë studimore në Parlamentin e Malit të Zi si dhe në Këndin Amerikan në Podgoricë. Projekti do të finalizohet me ceremoninë e ndarjes së diplomave.

Këtë projekt Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…