Horizonti i ri: PARTNERITETI LOKAL ME PËRKRAHJEN E AMBASADËS SË SHBA

Horizonti i ri, Novi HorizontOJQ “HORIZONTI i RI” që nga shtatori i vitit të kaluar realizon projektin “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT ME DROGA DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të mbështetur nga Ambasada e SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Në kuadër të këtij projekti është krijuar edhe Rrjeti i partnerëve lokal të cilin e përbëjnë: Komuna e Ulqinit (Zyra për parandalimin e narkomanisë), Gjykata Themelore në Ulqin, Prokuroria Shtetërore në Ulqin, Qendra për Punë Sociale në Ulqin, Zyra e Policisë në Ulqin, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin dhe OJQ “Horizonti i Ri”.

Ky Partneritet Lokal synon realizimin e bashkëpunimit më efikas në çështjet e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në parandalimin e sëmundjeve të varësisë, sjelljeve të papranueshme dhe dukurive të tjera negative në komunitetin lokal.

Me qëllim të arritjes së këtyre rezultateve, në Ulqin janë realizuar një sërë aktivitetesh siç janë: trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë në fushën e parandalimit të narkomanisë tek të rinjt, hulumtime në terren për problemin e abuzimit me droga, hartimi i publikimeve me karakter edukues dhe informues e të ngjashme. Projekti finalizohet me hartimin e Planit Lokal për parandalimin abuzimit me droga nga të miturit.

Duke vlerësuar lartë rolin e mediave në këto procese, Ju ftojmë që të merrni pjesë në aktivitetin e veçantë të cilin e organizojmë me datën 12 maj 2016, në Bibliotekën e Qytetit (Ulqin), me fillim në orën 11.00.

 Në këtë aktivitet do të publikohet Udhëzuesi “FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN” dhe do të ndahen diplomat për Edukatorët Bashkëmoshatarë.

Përveç të ftuarve të tjerë, fjalimin e rastit do ta mbajnë:

  • Ambasadorja e SHBA në Mal të ZiShkëlqesia e saj Margaret Uyehara si dhe
  • Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi