Ekipi i organizatës joqeveritare Horizonti i Ri ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në trajnimin ndërkombëtar “InternationalTraining on CivicEngagement for YouthWorkers and Trainers”, i cili u zhvillua në tre vende evropiane: Rumani, Gjermani dhe Bullgari.
Ky trajnim kishte për qëllim fuqizimin e punonjësve rinorë me njohuri dhe aftësi për të shumëfishuar përvojën në vendet e tyre, duke përdorur metoda inovative që ndërthurin mësimin teorik, praktik dhe atë përmes përvojës. Pjesëmarrësit u pajisën gjithashtu me kompetenca të përditësuara për të menaxhuar situata të ndryshme gjatë punës me të rinjtë.
Programi përfshiu 6 trajnerë ndërkombëtarë dhe 9 punonjës rinorë nga rajoni, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash.
Aktivitetet u zhvilluan në tri faza:
■10–12 Mars 2026, Timișoara: Fokus në angazhimin qytetar, qytetarinë aktive, edukimin mediatik dhe parandalimin e përhapjes së dezinformimitnë kontekste të ndryshme kombëtare.
■14–16 Mars 2026, Frankfurt: Trajnim praktik për angazhimin e komuniteteve në nisma qytetare, me theks tek përfshirja e personave me më pak mundësi.
■17–19 Mars 2026, Sofje: Trajnim eksperimental mbi krijimin e fushatave të ndërgjegjësimit që mbështesin pjesëmarrjen aktive të të rinjve.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit përfituan certifikatën Youthpass, një instrument i Bashkimit Evropian që njeh dhe vlerëson të nxënit joformal dhe kompetencat e fituara kuadër të programit Erasmus+. Ky certifikim i ndihmon punonjësit rinorë të dokumentojnë zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “SHINE: Shaping the Future ofEurope”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.
Projekti synon të fuqizojë organizatat rinore dhe të rinjtë me mjete, aftësi dhe qëndrime për pjesëmarrje kuptimplotë në proceset demokratike. Ai gjithashtu promovon dialogun me politikëbërësit dhe krijon hapësira ku zëri i të rinjve mund të dëgjohet në nivel lokal, kombëtar dhe evropian.
Pjesëmarrja në këtë trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të kësaj organizate dhe rritjes së ndikimit në komunitet.









