HORIZONTI I RI: PROGRAM I RI PËR LIDERËT RINORË

 

OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit shpallin THIRRJE PUBLIKE  për aktivistët qytetarë dhe liderët rinorë nga Ulqini, për të aplikuar në programin trajnues “Fuqizimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrje”.featured image - SQ

Programi përfshin një cikël prej pesë seminareve njëditore dhe ka për qëllim përmirësimin e njohurive të aktivistëve qytetarë dhe liderëve rinorë për konceptin e vetëqeverisjes lokale, rolin e saj në organizimin e shtetit, pozicionin e parlamentit lokal, kryetarit të komunës dhe organeve të qeverisjes vendore – kompetencat dhe funksionet e tyre; mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve të organeve të administratës publike, qasjes në informata të rëndësisë publike e të ngjashme.

Sesionet e trajnimit do të organizohen në  YOUTH CORNER, në Bibliotekën e Qytetit.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit të cilët me sukses kanë ndjekur programin, do të pajisen me diploma për njohuritë dhe përvojën e fituar.

Pjesëmarrësve të programit do t’u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e pushtetit vendor përmes vizitave studimore, ku ata do të njihen për së afërmi me punën e organeve të Komunës. Projekti gjithashtu iu mundëson liderëve rinor të marrin pjesë edhe në kryerjen e një hulumtimi në terren, organizimin e ngjarjeve publike, prezantimeve mediatike e të ngjashme.

Fokus të veçantë në projekt do të ketë realizimi i fushatës edukativo-informuese për përdorimin e shërbimeve e-Pjesëmarrja dhe e-Peticioni “Zëri i Qytetarëve” si dhe promovimi i transparencës proaktive si një standard i administratës së mirë publike.

Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e një projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin.

Projekti financohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të konkursit publik “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike.

Kandidatët e interesuar të marrin pjesë në këtë program, duhet të plotësojnë formën e aplikimit që gjendet më poshtë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është deri më 13 tetor 2019.

FORMA E APLIKIMIT

PARTNERS

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer