OJQ “Horizonti i ri” ka filluar realizimin e projektit të radhës me emrin “Politika për të rinj në Ulqin”.
Qëllimi i projektit është, siç thekson drejtuesi i kësaj organizate të shoqërisë civile Nazif Veliq, përmirësimi i gjendjes se të rinjve në Ulqin, përmes lobimit për aprovimin e Planit të veprimit për të rinj dhe përfshirja me e madhe e të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal.
Ky projekt mbështetet nga programi De Facto Equal, të cilin e realizon Fondi për qytetari vepruese, i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të BE-së në Mal të Zi.