HORIZONTI i RI: SFIDAT DHE MUNDËSITË E TË RINJVE NË KOMUNIKIMIN NDËRKULTUROR

OJQ Horizonti i Ri realizon projektin “Komunikimi ndërkulturor i të rinjve: sfidat dhe mundësitë” i cili synon edukimin e të rinjve nga Ulqini për ndërkulturalizmin dhe fuqizimin e tyre për të promovuar kulturën e tolerancës, pranimin e diversitetit dhe respektimin e të të drejtave të njeriut.

Prania e distancës etnike në Mal të Ziqë vihet re në shumë studime dhe hulumtime të viteve të fundit, obligon shoqërinë e veçanërisht sektorin civil, të veprojnë pa ndërprerë me qëllim që ta reduktojë sa më shumë atë. Padyshim që nga kjo situatëmë së shumti preken popujt pakicë.

Prandaj, Horizonti i Ri inicioi këtë projekt për të promovuar bashkëpunimin ndërkulturor midis të rinjveme qëllim të zvogëlimit të distancës etnike dhepraktikimit të ndërkulturalizmit në jetën e përditshme, për të krijuar një mjedis të sigurt, tolerant dhe kreativ në komunitet.

Gjatë implementimit të projektit do të punohet me të rinj, me qëllim që të formohet një grup liderësh të ardhshëm me kompetenca të përforcuara ndërkulturore, duke u fokusuar në dy dimensione kryesore të edukimit ndërkulturor: respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i diversitetit.

Projekti synon të inkurajojë të rinjtë në Ulqin që të bëhen iniciuestë dialogut ndërkulturor dhe qytetarisë demokratike.

Në kuadër të këtij projekti do të publikohet një botim dygjuhësh në formën e një udhëzuesi ndërkulturor me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e konceptit qytetar të shoqërisë në të cilën diversiteti kulturor, etnik, gjuhësor dhe i çdo lloji tjetërkonsiderohen vlera dhe ku qytetarët nëpërmjet edukimitpërfitojnë dhe fuqizojnëkompetencat ndërkulturore.

Në fund të projektit, do të realizohet një fushatë edukative dygjuhëshe përmes së cilës të rinjtë do të përcjellin mesazhe për tolerancën, barazinë, respektimin e diversitetit dhe mosdiskriminimin.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Malit të Zi në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2021, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin e vlerave historike, kulturore dhe

Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN
Tiranë: MIRËNJOHJE PËR HAJDINAGËN

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinaga ka marrë sot një mirënjohje të vlefshme në Tiranë. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë falënderoi Hajdinagën për kontributin e tij në promovimin

E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN
E.Bakalli: PROBLEMET E ARSIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË ULQIN

Edhe pse ekzistojnë programet e shumta të shtetit i cili, përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin civil, punon për integrimin më cilësor të romëve dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme

Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj
Shoqata e Gazetarëve: Dijana Dukaj fituese e çmimit për gazetarët e rinj

Me rastin e 23 janarit, Ditës së Gazetarisë në Mal të Zi, Shoqata e gazetarëve, ka shpërblyer gazetarët më të mirë. Në mesin e laureatëve është edhe gazetarja e RTMZ, Dijana Dukaj, e cila fitoi çmimin

Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG
Deti ynë: PESHK KA PAK, POR KAPET KALLAMARI ME PESHË MBI 1.3 KG

Tash disa muaj peshkatarët e Ulqinit, njëjtë si në tërë Adriatikun, ankohen për peshkim të dobët. Mirëpo, në det dalin, sepse kjo është jeta e tyre. Në këtë periudhë të vitit kapen kallamarit të cilët

Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS
Qeveria e Malit të Zi: RRITEN KONTROLLET E MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE GJATË FUNDJAVËS

Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Punë Inspektuese dhe Drejtoria e Policisë edhe këtë javë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, do të ndërmarr aksionin e kontrollit të respektimit të masave epidemiologjike