Horizonti i Ri: TË RINJTË NGA ULQINI E TIVARI BASHKËPUNOJNË PËRMES DIALOGUT NDËRKULTUROR

Në ambientet e Qendrës Rinore të Tivarit u zhvillua një punëtori interaktive me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme nga Ulqini dhe Tivari, si pjesë e projektit “CROSSKULTURA – Horizont i mirëkuptimit”. Ky projekt ka për qëllim të forcojë dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve në Mal të Zi, duke promovuar respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në një shoqëri me shumëllojshmëri kulturore, etnike e gjuhësore.
Punëtoria u fokusua në temat e thyerjes së paragjykimeve dhe të konceptit tëndërkulturalizmit, duke ofruar një hapësirë ku të rinjtë shkëmyen përvojat e tyre personale, mësuan për kulturat e tjera me të cilat rrethohen. Pjesëmarrësit e programit demonstruan se kanë vullnet dhe aftësi për të zhvilluar një komunikim ndërkulturor të qëndrueshëm. Përmes metodave të edukimit joformal, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime, lojëra dhe aktivitete që nxisin reflektimin dhe bashkëpunimin.
Ky aktivitet është pjesë e ciklit edukativ në kuadër të projektit “CROSSKULTURA – Horizont i mirëkuptimit”, i cili zbatohet nga organizata joqeveritare Horizonti i Ri me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.
Projekti kontribuon në krijimin e një mjedis më gjithëpërfshirës për të rinjtë, ku ata mund të ndihen të fuqizuar si aktorë të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi