Të rinjtë nga Ulqini patën mundësi të njihen me një filozofi të veçantë biznesi dhe ndërtimi karriere që ky universitet promovon. Në qendër të kësaj vizite ishte “foleja e ndërmarrësisë” që funksionon brenda këtij institucioni, për të nxitur tek të rinjtë energjinë krijuese dhe shkathtësinë për të prodhuar ide të suksesshme biznesi.
Vizita u realizua në kuadër të projektit ndërkufitar “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.
Një falënderim të veçantë për koordinimin e kësaj vizite, i dërgojmë bashkëpunëtores sonë të vyeshme Hakile Resulbegoviq – asistente në këtë universitet.