Horizonti i Ri: VIZITAT STUDIMORE TË FËMIJËVE NGA ULQINI

Draginë“FËMIJËT e ULQINIT” sot vizituan Muzeun Etnografik në Draginë, i cili funksionon në kuadër të Shoqatës “Shtëpia e Trashëgimisë”. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti patën rastin të njoftohen më për së afërmi me eksponateve të këtij muzeu, të cilët janë të rralla dhe me vlerë të madhe për historinë e trevës së Anës së Malit e më gjerë. Gjatë gjithë kësaj vizite nxënësit treguan interes duke pyetur për objekte të veçanta apo edhe për mënyrën organizimit të jetës e të punës në të kaluarën e kësaj treve. Ata diskutuan edhe për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe për nevojën e njohjes më të mirë të zonave rurale të komunës tonë nga të rinjtë e Qytetit.

Në vazhdim të këtij programi, nxënësit nga Ulqini vizituan shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë. Të shoqëruar nga drejtori i kësaj shkolle z. Beqir Berjashi si dhe nga bashkëmoshatarët e tyre vendas, mysafirët e rinj nga Ulqini patën mundësi të njihen me ambientet tepër komode të kësaj shkolle, me arritjet e shumta të nxënësve të këtushëm si në mësime ashtu edhe në aktivitetet jashtëshkollore, por edhe me sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Puna e palodhur e me shumë kreativitet e kolektivit të kësaj shkolle, vërehej në çdo pjesë të saj, duke filluar nga kabinetet e mësimit, ambientet sportive, hapësirat ndihmëse e deri tek biblioteka e pasur e shkollës kopshti i vogël zoologjik.

Vizita u realizua në kuadër të këtij projektit “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”, të cilin e OJQ “Horizonti i Ri” e realizon në partneritet me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marshall Tito”, mbështetur nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi.Disclaimer, Projekat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë