Javën e ardhshme do të nënshkruhet kontrata në mes komunës së Ulqinit, Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare për ndërtimin e objektit banues për nevojat e 13 familjeve që banojnë në lokacionin e ish hotelit “Jadran”, ka paralajmëruar kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Ai tha që në këtë mënyrë do të hiqet të gjithë arsyetimet të cilët pamundësojnë fillimin e ndërtimit të këtij hoteli.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në dhjetorë të vitit 2011, komuna e Ulqinit është dashur të lirojë lokalitetin deri më 30 shtator të vitit 2012.
Qiramarrësi i këtij lokacioni atraktiv tash 15 vite është Shoqata për turizëm, ndërtimtari, tregti dhe shërbime “Star of Montenegro”.