Disa grupe të mysafirëve do të qëndrojnë në hotelin “Mediteran” nga e enjtja, më 3 tetor, që do të thotë që rezultatet e postsezonit do të jenë shumë më të mira se vitin e kaluar, është deklaruar Portalit UL-info në Kompaninë “Beqoviq”.
Shumica e mysafirëve në këtë objekt do të jenë turistët nga Turqia, Gjermania dhe Koreja e Jugut.
Thuhet po ashtu që rezultatet e përgjithshme në vitin 2013 janë më të mira se në vitin 2012, i cili ishte po ashtu i suksesshëm. “Ky vit do të na mbes në kujtim të bukur si edhe një vit tjetër i suksesshëm në të cilin sezoni turistik ka zgjatur më shumë seç pritej”, tha drejtori i hotelit “Mediteran” Selatin Gjeloshi.